Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka njoftuar këtë të hënë dorëheqjen për ti lënë vend një konsensusi të gjerë mes palestinezëve rreth marrëveshjes politike për periudhën e pas luftës.

Vendimi vjen mes presionit në rritje të SHBA ndaj presidentit Mahmud Abbas dhe përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar luftimet në gaze për të nisur punën për një strukturë të re politike.

Lexo edhe :

Related Posts

Dorëheqja duhet të pranohet nga presidenti Abbas, i cili mund t’i kërkojë kryeministrit të qëndrojë derisa të emërohet një zëvendës i përhershëm.

Gjatë deklaratës së tij në kabinet, Shtayyeh tha se faza tjetër politike duhet të ketë rregulla të reja që kanë parasysh realitetin aktual të rripit të Gazës.

Autoriteti Palestinez, i formuar 30 vjet më parë ushtron qeverisje të kufizuar mbi pjesë të Bregut Perëndimor, por ka humbur pushtetin në Gaza që prej luftës me Hamasin në 2007.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin dhe thotë se për arsye sigurie, nuk do të pranojë sundimin e Autoritetit Palestinez mbi Gazën pas luftës.

Aktualisht vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje të mundshme armëpushimi megjithëse të dyja palët hedhin dyshime mbi gatishmërinë e njëra tjetrës. Izraeli ka vendosur kusht lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi deri më 10 mars kur nis muaji i ramazanit. Deri më tani, konflikti Izrael Hamas ka shkaktuar të paktën 30 mijë viktima. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *