Një deputet rus ka thënë  se avioni i transportit ushtarak u rrëzua nga tre raketa të lëshuara nga Ukraina.

Duke folur në parlamentin rus, Duma, Andrei Kartapolov, një gjeneral në pension, tha se raketat ishin të llojeve që Perëndimi i ka furnizuar Ukrainës.

Lexo edhe :

Related Posts

Kartapolov nuk e deklaroi burimin e informacionit të tij dhe nuk dha prova.

Ai shtoi se hetimet do të zbulonin nëse raketat ishin Patriots apo IRIS-T.

Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin Il-76 është rrëzuar në rajonin Belgorod të Rusisë. Në bord kishte 65 të burgosur lufte ukrainas, së bashku me gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre pasagjerë të tjerë.

AP raportoi se përplasja ndodhi rreth orës 11:00 të mëngjesit. Autoritetet po hetonin shkakun e rrëzimit dhe një komision i posaçëm ushtarak ishte rrugës për në vendin e rrëzimit, tha Ministria e Mbrojtjes. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *