Deputeti i PDIU-së, Bujar Muça ka depozituar pranë Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deklaratën për lënien e mandatit te deputetit. Dorëheqja nga mandati sipas Muçës është për shkaqe personale. Por kërkesa për t’u zhveshur nga mandati qe fitoi ne zgjedhjet e 25 qershorit ne qarkun e Elbasanit, nuk është marre parasysh nga KQZ.

 

I kontaktuar nga Vizion Plus, kryetari i këtij institucioni Klement Zguri, tha se KQZ nuk mundi te pranoje kërkesën për shkak te moskopetencës ligjore.

 

Sipas tij, ligjvënësi kërkesën për lenie te mandatit duhet ta dorëzojë pranë kuvendit te Shqipërisë. Më pas është ky organ i cili ve ne dijeni Komisionin Qendror te Zgjedhjeve për krijimin e vakancës.

 

Vetëm ne këtë moment, sqaroi Zguri, KQZ-së i lind e drejta për te bërë zëvendësimin sipas përcaktimeve ligjore. Vendin e deputetit Muça, sipas listës se PDIU për Elbasanin e zë kandidatja e radhës ne listën shume emërore Elena Xhina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *