Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.

 

Po ashtu, me 1 vit e 4 muaj është dënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn.

 

Ish-kryetari i Kadastrës së Beratit u arrestua në janar të këtij viti, pasi merrte shuma parash për legalizmin e pronave të qytetarëve.

 

Pas 9 muajsh hetime, SPAK u shpreh se ka prova që Nelaj, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare për të kryer legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *