Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vite dhe 4 muaj burg.

 

Sipas liderit demokrat, vendimi i sotëm dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *