Subscribe

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problem në mjaft zona të vendit këtë të enjte.

Gazetari i Vizion Plus në Korcë, Tonin Frroku raportoi daljen nga shtrati të përroit në fshatin Porodinë, jo larg nga qyteti.

Deri tani bëhet e ditur se janë përmbytur 15 shtëpi. Më shumë se 60 banorë janë të rrezikuar nga prurjet e mëdha të përroit.

Po ashtu raportohet se në fshat si pasojë e kësaj situate janë mbytur 15 krerë bagëti.

Punonjës të bashkisë së Korçës ndodhen në terren me qëllim përmirësimin e situatës në fshatin Porodinë.

Ndërkohë problem janë raportuar edhe në lagjet periferike të qytetit të Durrësit, ku edhe ato ka pasur përmbytje të rrugeve dhe disa banesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *