Qeveria ka vendosur që të bëjë një verifikim të të gjitha kontratave në fushën e energjisë duke paralajmëruar anullimin e atyre që dëmtojnë mjedisin. Deri më tani rezultojnë dhjetra hidrocentrale të planifikuar ose ndërtuar edhe në zonat e mbrojtura, ndaj ky është një proces do përqendrohet aty ku lejet janë dhënë në kundërshtim me ligjin në parqet kombëtare.

 

Drejtor i Përgjithshëm i Agjenisës Kombëtare i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, nga Korça është shprehur se zonat e mbrojtura sot për sot nga liçencat e mëparshme që janë dhënë po edhe këto që janë ndarë vitet e fundit janë rreth 60 HEC-e që janë në funksionim ose me leje të dhëna.

 

Sipas tij ky është një debat i hershëm në Shqipëri, dhe se me vendim in e fundit nga ministria e Energjitikës do të bëhet rishikimi i të gjithë këtyre lejeve të që janë brenda zonave të mbrojtura por edhe jashtë tyre që kanë impakt . Kështu që jemi në fazën e shqyrtimit të gjitha problematikave .

 

Gjithashtu ai ka theksuar se gjatë 2-3 viteve të janë refuzuar mbi 40 leje që kanë ardhur per zonat e mbrojtura.

 

“Pra ka filluar një process i i zmbrapstë i këtyre Heceve brenda zonave të mbrotjura. Duhet të kemi parasysh që shumë herë gjendemi para faktit të themi për leje dhe koncesione të dhëna të cilat reflektohen në para që shteti duhet t’i kthejë investitorit mbrapsht. Në këtë aspekt politika që duhet të ndjekë agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është që të gjejë aryet pse nuk duhen ndërtuar këto Hece në zonat e mbrojtura.”

Ndër të tjera Dedej është shprehur se impakti i tyre është i vogël ndoshta problem më i madh është Valbona që është një problem i ngritur dhe është në gjykatë dhe kemi dhe 2 kanione që janë tashmë të pezulluar që është kanioni i Osumit dhe i Nevicës që janë dy leje të dhëna që ende nuk kanë filluar nga puna dhe kjo do të thotë që ato nuk do të bëhen shpresoj ne jemi në fazën që e kemi thënë në mënyrë të qartë që nuk do të bëhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *