E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Breshëri plumbash drejt makinës së çiftit shqiptar, dalin pamjet nga atentati në Greqi, vritet 32-vjeçari

Mediet greke kanë publikuar pamjet nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë.

Një shqiptar, 32 vjeç është vrarë me armë zjarri, ndërsa gruaja që udhëtonte me të ka mbetur e plagpsur.

Reklamë

Sipas informacioneve, një motoçikletë iu afrua makinës me të cilën udhëtonte çifti dhe qëlloi me breshëri plumbash.

Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 21:30.

Burri me origjinë shqiptare ka vdekur në vend. Ndërkohë nuk ka detaje për identitetin e viktimës dhe gruas së plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motivin e sulmit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë