Ashtu siç ishte planifikuar, më 12 maj, kreu i qeverisë Edi Rama do të takojë shqiptarët që jetojnë në Athinë.

Mediet greke bënë me dije më herët se takimi do të mbahet në stadiumin “Galatsi”.

Edi Rama ka ndarë në Facebook një postim, ku kujton kohën kur ka vizituar për herë të parë shqiptarët në Athinë. Në vitin 2006, Rama ka qenë në krye të opozitës.

‘Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të vjetra SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE, QYTETARIE DHE SUKSESI

*Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006′, shkruan Rama në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *