Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme, pasi është ndarë nga jeta papritur Prokurori i Elbasanit, Durim Bedini.

Lajmin e trishtë e ka dhënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor. Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar. Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe professional”, njoftoi KLP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *