Subscribe

Zhbllokohet pas 3 javësh reforma ne drejtësi. Parlamenti ka miratuar dërgimin ne Gjykate Kushtetuese te mandateve te deputeteve socialiste Valentina Leskaj e Rakip Suli, duke plotësuar kushtin e opozitës. Palët kane rene dakord për kërkesën qe do t’i shkoje Gjykatës  dhe kane shmangur çdo debat ne sallën e seancave plenare, edhe pse jo te gjithë deputetet e shumicës kane qene dakord me kete marrëveshje politike duke votuar kundër. Një prej deputeteve qe ka shprehur rezerva per mënyrën se si po ecën reforma ne drejtësi, ka qene edhe Ben Blushi, i cili ka paralajmëruar nga foltorja e parlamentit dështimin e saj.

“Nëse reforma shtrydhet si një rrobe e palare ne këtë parlament nuk do ketë efekt, vonesa e reformës dhe shtyrja e saj deformon edhe te ardhmen.”

Reforma ne drejtësi, e cila është bllokuar qe prej 24 marsit, do te rinise paraditen e se premtes me shqyrtimin e çështjeve te ngritura nga opozita ne raport me paketën e ndryshimeve kushtetuese. Nga 11 kërkesat e PD kane mbetur pa u zgjidhur 6 çështje qe kane te bëjnë me Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Larte te Drejtësisë, Këshillin e Larte Gjyqesor e atë te Prokurorisë, si dhe vlerësimin e gjyqtareve e prokuroreve

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *