Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar debatin e madh politik të ditëve të fundit për ftesën e presidentit Trump ndaj kryeministrit Rama për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.
Sipas tij, ajo që ndodhi sot në Shqipëri, debatet në Kuvend, ishin thjesht për konsum të brendshëm politik nga të gjitha palët.
“Në konsumin e brendshëm, për mua nuk është e rëndësishme se çfarë bëri opozita për ta demaskuar se kjo ishte një ftesë e përgjithshme. Ajo që më bëri përshtypje është sesi vetë Rama i dha rëndësi. Ai tregoi se është i shqetësuar. Kjo që u bë sot në Shqipëri është më shumë për menaxhimin e opinionit publik. Ajo letër jo vetëm që ishte e përgjithshme, por nuk kishte as datë. Kryeministri priste të shkonte përtej oqeanit për ta bërë këtë firmosje”, tha Stringa.





