E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VIDEO/ Pas Vlorës, Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka vizituar mbrëmjen e sotme Kryeministrinë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet me dije se Ivanka Trump ka qëndruar për rreth 30 minuta në Kryeministri. Ky është takimi i dytë mes Trump dhe Ramës brenda dy ditëve.

Reklamë

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Rama dhe Trump patën një takim në Vlorë, ku konsumuan një kafe dhe më pas darkuan në një nga restorantet në Orikum.

Vetë kryeministri Edi Rama, i cili ishte i ftuar nga presidenti Donald Trump për të qenë pjesë e Forumit të Davosit, tha se nuk shkoi në këtë takim, pasi vendosi të takojë vajzën e presidentit, Ivanka Trump, gjithmonë me lejen e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Reklamë

“Duhet të bëja një zgjedhje: t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait”, u shpreh Rama.

Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump, statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit, një projekt me vlerë të parashikuar rreth 1.4 miliardë euro. Projekti synon transformimin e ish-bazës ushtarake në një resort elite me hotele dhe vila.

Vazhdo të lexosh

Reklamë