Subscribe

Në seancën e Komisionit të Sigurimit ka pasur debate mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputetit të PD, Ervin Salianji.
Ky i fundit i ka kërkuar ministrit Çuçi që të heqë maskën me logon e Partisë Socialiste.

Sipas Salianjit, komisionet zhvillohen në institucionin e Kuvendit dhe aty përfaqësohen të gjithë shqiptarët. Ndërkohë nga krahu tjetër, ministri Çuçi nuk ka replikuar, por ka zgjedhur të heqë maskën dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër.

“Pavarësisht përkatësive partiake ne këtu jemi ne institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverise dhe qe paguhet me taksat nuk mund te qëndrojë ne salle me maske me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsideroj provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rruge Rama nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi te pranishëm”, tha Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *