Fshati I njohur turistik I Dardhës këtë fundjavë nuk mund të presë pushues si zakonisht këtë sezon pranvere.

Një dëmtim I linjës së ujësjellësit afro 2 kilometra larg fshatit, ka bërë që Dardha prej të paktën 48 orësh të vuajë mungesën e ujit të pishëm.

Shkaku ka qënë te punimet e një firme private për sinjalistikën rrugore, gjatë të cilave është dëmtuar rëndë linja e amortizuar e ujësjellësit.

Kryeplaku I fshatit Iir Tollko sqaron se ky difekt ka ndodhur dy ditë më parë.

Ai shtoi se po ndërhyet nga banorët e Dardhës për riparimin e difektit, por mungesa e ujit të pishëm mbetet problematike për këtë fshat turistik.

Ilir Deli, një nga biznesmenët e turizmit në Dardhë, thotë se po kthen mbrapa klientët që kishin prenotuar pushime në lokalin e tij.

Po kështu dhe pronarë të tjerë lokalesh ankohen për mungesën e pushuesve nga dëmtimi I linjës së ujësjellësit.

Vizitorëve nuk mund tu afrohet shërbimi më elementar në rast të qëndrimit në Dardhë, dhe kjo I ka detyruar pronarët e lokaleve të refuzojnë klientelën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *