Koronavirusi nuk mund të përhapet me shumë lehtësi përmes prekjes së sipërfaqeve ose objekteve. Këtë e ka bërë të ditur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Sipas agjencisë në fjalë, COVID-19 nuk transmetohet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose e objekteve.

Pavarësisht se më herët, nga fillimi i pandemisë, u këshillua qëndrimi larg dhe shmangja e prekjeve të objekteve apo sipërfaqeve të kontaminuara, kësaj radhe, agjencia shëndetësore ka dalë me përfundimin se kjo nuk është një rrugë për përhapjen e virusit.

Megjithatë, ekspertët vijojnë t’iu bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe ruajnë rregullat e për parandalimin e përhapjes së virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *