Akademia e Shkencave ka shprehur zhgënjim të thellë në lidhje me vendimin e jurisë së çmimit Nobel në Letërsi, I cili iu rezervua për këtë vit shkrimtarit austriak Peter Handke.

 

Në një deklaratë për shtyp, Akademina e Shkencave thkeson se laureimi I sivjetmë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, pasi, sipas saj, janë rrëzuar parimet e çmimit Nobel. Kjo, sipas Akademisë, sepse Handke është një simatizant i Millosheviçit dhe ka shprehur hapur urrejtjen kombëtare.

 

“Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë urrejtjen dhe konfliktin.”

 

Sa më sipër, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë duke mos paraqitur mospajtimin për çmimin, e cilëson atë si një një akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *