Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka shfaqur shpesh herë dëshirën e saj për të zgjeruar familjen.

Përveç dy djemve, Fernando dhe Beko, ajo ka thënë se do të dëshironte që të kishte në jetë edhe një vajzë, që të shërbente si urë lidhëse mes dy vëllezërve.

Por Çili ka shprehur edhe një tjetër dëshirë të saj, duke thënë se ka ëndërr që të birësojë një fëmijë, dhe me shpresën tek zoti, ajo thotë se do e realizojë së shpejti.

Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që ke në krah, do ja duash edhe fëmijën. Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën zoti risk”, tha këngëtarja.

Çiljeta më tej ka folur edhe për djalin e Albanit, Bekon, për të cilin tha se i ngjan nënës së vet dhe ka një fytyrë ëngjëllore.

Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë ëngjëlli që i shkëlqejnë sytë. I qeshin sytë. Do të dalim, do u ftojmë të gjithëve në shtëpi dhe do i njihni çunat e mi”, shtoi ajo./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *