Cikloni “Aleksej” goditi mbrëmjen  e së dielës Maqedoninë. Qyteti i Ohrit u përfshi nga një vale te ftohti i shoqëruar me shira të dendur dhe erëra të fuqishme që arritën shpejtësinë deri në 80 km në orë.

 

Rrugët dhe trotuaret buzë liqenit janë nën ujë që prej mbrëmjes së të shtunës, si pasojë e dallgëve të mëdha.

 

Lëvizja e qytetarëve u paralizua totalisht në këtë pjesë të qytetit, ndërsa banorët ankohen se situata mund të bëhet edhe më kritike.

 

Mëngjesin e kësaj të diele pjesa jugore dhe lindore e  Maqedonisë mbetet sërish e përfshirë nga vala e të ftohtit si pasojë e ciklonit, ndërsa zonat malore janë të mbuluara nga dëbora.

 

Autoritetet paralajmërojnë se reshjet e dendura dhe erërat e fuqishme do të vazhdojnë deri të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *