Khloe Kardashian është duke kaluar një periudhë të ngarkuar në jetën e saj, përsa i përket çështjeve të biznesit. Ajo do të rikthejë brandin e saj të xhinseve “Good American” në tetor të këtij viti por i duhet që të shesë rreth 150000 palë, deri në fund të vitit dhe ajo nuk  e di nëse do të mund t’ja arrijë dot dhe për këtë është shumë nervoze.

 

 

“Jam shumë në ankth. Kylie shet mijëra produkte vetëm për 3 minuta dhe nuk di se si të ndihem për këtë…” – është shprehur Khloe ndërkohë që ka ndërhyrë motra tjetër Kourtney, e cila është munduar ta qetësojë. “Nuk duhet të krahasohemi me njëra-tjetrën dhe unë besoj që ti do ti shesësh të gjitha shumë shpejt” – është shprehur ajo.

 

 

Ndërkohë Khloe e ka mbyllur duke thënë: “Gjithmonë jam mbajtur mend si motra e shëndoshë, nuk dua të mbahem edhe si motra dështake…”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *