Capital T është një nga reperat më të pëlqyer të momentit dhe që i mbush plot sallat kudo ku jep koncerte. Megjithatë, figura e  reperave gjithnjë është paragjykuar paksa nga publiku pasi për shkak të muzikës që ata bëjnë të gjithë i imagjinojnë si “djem të këqij”. Por Capital di të jetë shumë mirë dhe shtëpiak dhe ditën e sotme na ka treguar të gjithëve talentin e tij në kuzhinë.

 

 

Duket se mëngjesin e sotëm reperi është ngritur me një dëshirë të madhe për të gatuar e për ta dokumentuar “kryeveprën” e tij përmes videove në Instagram.

 

 

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar siç duhet pasi duke e humbur  përqendrimin teksa xhironte videon, Capital e ka derdhur salcën që po i hidhte pjatës së tij.

 

 

“Kur do të bësh video për Instastory”,- shkruan reperi krahas videos.

 

 

Pavarësisht incidentit të vogël duhet ta themi se Capital T, nga aq sa mund të shohim, paska aftësi edhe në kuzhinë e do t’i shkonte shumë kapelja e bardhë e shefit. Lum si e dashura që provon gatimet e tij!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *