Pas ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbi kërcënimin e Rektorit të Tiranës nga Emiljano Shullazi.

 

Burime nga Prokuroria thanë se Çako dëshmoi mbi veprimet e policisë që me arrestimin e Shullazit por edhe marrjen në pyetje të dyshuarit kryesor për kërcënimin e Mynyr Konit e Dhori Kules në prill të vitit 2016.

 

Vendimi për thirrjen e drejtorit të Policisë së Shtetit u mor pas deklarimeve të Saimir Tahirit dhe kreut të policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Ish ministri brendshëm dëshmoi se kishte marrë dijeni për kërcënimin e profesorëve, të cilët sipas Tahirit nuk kanë përmendur emra në lidhje me autorët e kanosjes që ndodhi në fushatën për zgjedhjet në universitete.

 

Tahiri ka thënë se pasi është njohur me rastin ka porositur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako për të ndjekur çështje, duke kërkuar nga Policia zbardhjen e ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *