Vendet baltike vlerësojnë përpjekjet e Shqipërisë për të bërë reformë në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar.

Këtë e deklaroi ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një takim virtual që pati me tre homologët nga Lituania, Estonia dhe Letonia.

“Duke vlerësuar thellësisht arritjet e Shqipërisë, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendet baltike mbështesin fort mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.”

Gjithashtu, kryediplomati Cakaj theksoi se tema të diskutimit ishin përpjekjet e përbashkëta për të forcuar paqen e për të zgjidhur konfliktet nëpërmjet bashkëpunimit në OSBE dhe NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *