Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufca.

 

Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane në Selanik, ata mbështetën koalicionin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, ndërsa e konsideruan thelbësore për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë.

 

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund”, nënvizohet në deklaratën e përbashkët të Cakajt dhe Konjufcas drejtuar klasës politike shqiptare në Preshevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *