Deputet i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka deklaruar se protestat e ndërmarra nga opzoita gjatë periudhës shkurt-qershor kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.

 

I ftuar në studion qendrore te lajmeve në Vizion Pus, ku ka komentuar raportin e projektbuxhetit të vitit 2020, Bushati tha gjithashtu se parametrat e deritanishëm kanë treguar një rritje ekonomike të mirë.

 

 

Intervista e plotë

Ne ndoqëm raportin e projekt buxhetit 2020 ku siç na rezulton neve duket se rezaton një lloj pasigurie për ekonominë e vendit pasi treguesit sipas këtij raporti krahasuar me një vit më parë janë pessimist. Si shpjegohet kjo?

 

Atëherë në radhë të parë më lejoni tu them që ne ende nuk kemi marrë projekt-buxhetin e vitit 2020 të paktën si grup parlamentar dhe unë nuk e kam një informacion; nuk e di burimin e shifrave të tyre por kjo nuk ka asnjë problem sa I takon ekonomisë. Në dje miratuam aktin normativ në Parlament për vitin 2019. Parametrat makroekonomikë janë të mirë rritja ekonomike vërtitet në 2.4% krahasuar me GDP, deficit buxhetor është 1.9% në raport me GDP. Borxhi kombëtar po shkon drejt uljes rritmet e rritjes nuk janë ato që kanë qenë vitin e kaluar. Por duhet të kemi parasysh dy faktor: E para në të gjitha vendet e botës është parë një ulje e rritjes ekonomike, këtë e ka deklaruar FMN dhe Banka Botërore; dhe e dyta mos harrojmë që kemi qenë një vit elektoral, I cili ka qenë I ngarkuar me shumë influenca negative. Sidomos përsa I përket protestave dhe qëndrimit të opozitës në pikëpamjet e tyre bllokuese ndaj proceseve demokratike. Mos harrojmë që Shqipëria varet shumë edhe nga turizmi. Është një vend ku politika ndikon shumë në parashikimiet e bizneseve nmë mënyrën sesi do të shpenzojnë apo investojnë. Dhe mos harrojmë që dhe në Tiranë që është gjysma e ekonomisë shqiptare pak a shumë, çdo ëeekend apo fundjavë kemi pasur protesta të vazhdueshme nga shkurti deri në qershor. Të gjitha këto kanë ndikuar në ekonominë shqiptare negativisht. Megjithatë ekonomia shqiptare po rritet.

 

Ju përmendët disa shifra pozitive të vitit 2019 dhe përmendet aktin normative. Për ata që nuk janë economist çfarë ishte akti normative dhe çfarë tregon ai?

 

Është një procedurë normale e parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj. Rishikohen shpenzimet ose bëhen axhustime. Kishte disa arsye pse u bënë teknike. Kanë të bëjnë me disa shpenzime të pazbatuara; ka të bëj me ndërhyrjen për shkak të tërmetit. Axhustime në llogaritë e buxhetit të Ministrisë së Financave që patjetër nuk janë ndryshime të mëdha por që duhen miratuar me ligj.

 

Sipas raportit që ne kemi do të ketë më pak investime publike në vitin 2020?

 

Tani të gjitha investimet që kryhen sot në Shqipëri qoftë dhe ato me PPP, siç është rruga e Arbrit që dëgjovbe aty janë investime publike të mëdhaja. Format me të cilat janë bërë nga buxheti shtetit apo nga fonde private që nesër do paguhen ky pastaj është një dimension tjetër. Megjithatë unë mendoj që në shërbim të ekonomisë dhe kjo është ajo që ka në fund pastaj ekonomia shqiptare, do të ketë më shumë investime. Pra të gjithë këto investime janë në shërbim të ekonomisë.

 

Nuk përputhet raporti ynë më këtë që po thoni ju por ju thatë që nuk e keni raportin…

 

Zyrtarisht unë nuk e kam por mund të vijë javës tjetër dhe të flasë mbi shifra. U prezantova me këtë sot. Megjithatë është e rëndësishme që këto investime të shkojnë në të mirë të shoqërisë: a) lehtësojnë jetën e shumë njerëzve dhe b) të ndihmojnë ekonominë; të rritet efikasiteti duke përmirësuar infrastrukturën e Shqipërisë.

 

Prapë t’I referohem raportit pasi nuk kemi rrugëdalje tjetër. Nuk pritet që të ketë rritje pagash për administratën. Sipas të dhënave që ju keni sipas shifrave që I patë në aktin normativ do rezultonte realiste një pamundësi e ekonomisë në Shqipëri e buxhetit për të rritur administratën apo kjo juve ju duket çudi?

 

Ju kërkoni që të rriten pagat?

 

Po raporti konstatonte se: në projektbuxhetin e përpunuar nuk parashikohet rritje pagash për administratën.

 

Nuk do rriten rrogat e deputetëve.

 

Janë rreth 100 mijë njerëz…

 

Atëherë ju jeni një gazetar I aftë dhe punoni në privat. Kështu janë shumë shqiptar punojnë në tregun privat. Ata që kërkojnë më shumë janë të hapur për tregun privat. Mos harrojmë që në Shqipëri papunësia është në shifrat më të ulta. Kjo nga të dhënat e djeshme në aktin normativ: 11.5% është papunësia në Shqipëri. Është në normën e saj më të ulët. Në të njëjtën kohë kemi edhe interesat më të ultë në treg për të investuar dhe të gjithë janë të hapur ndaj tregut dhe çdo njeri kërkon në privat ose në shtet mundësinë për tu punësuar. Unë nuk mendoj se duhet të qahemi kaq shumë për ata që punojnë në shtet ndërkohë që kanë dhe alternativën në privat. Do të ishte mirë që të kishim rroga më të larta por të mos harrojmë që normat e inflacionit janë më të ultat në rekord. Nuk janë as 2% në raport me vitin e kaluar. Dhe inflacioni është në normat e veta më të ulta historike. Vlerat e parasë e interest në treg janë më të ultat në histori. Unë nuk do shqetësohesha shumë personalisht aq më tepër që shumica në Shqipëri janë të punësuar në sektorin privat ku ka dhe rroga më të larta. Sepse kjo është konkurenca. Ata që janë më të aftë punojnë në privat. Por unë nuk e di se thashë që këto nuk janë zyrtare. Unë nuk shqetësohem shumë edhe nëse nuk rriten rrogat e administratës. Nëqoftëse janë të pakënaqur tregu privat është I hapur. Unë mendoj që në fund të ditës qeveria dhe buxheti përgjigjet për të gjithë qytetarët. Jo vetëm për ata që punojnë në shtet. Dhe qytetarët shqiptarë duhet të kërkojnë më shumë efikasitet për taksat që paguajnë.

 

Mos ishte gjë një arsyetim shumë I guximshëm sepse nëqoftëse do tu dëgjojnë të gjithë e do tu marrin fjalë për fjalë të 100 mijë njerëzit e administratës do të iknin nga shteti dhe do shkonin tek privati?

 

Shiko ndërkohë ne e dimë që në privat nejrëzit paguhen më mirë se në shtet, Në çdo vend të botës një njeri që e ndjen veten që është I aftë mund të kërkojë dyfishin e rrogës te private. Tani të mos bëjmë naivin dhe të themi çdo njeri duhet të punojë patjetër në shtet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *