Subscribe

Pas rasteve të shtuara të dhunës ndaj mjekëve, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me atë te Drejtësisë po hartojnë një draft për ndryshimin e kodit penal. Amendimet parashikojnë dënimin me burg për ata që godasin personelin mjekësor gjatë detyrës.

 

Zv/Ministrja Mira Rakacolli thotë për Vizion Plus se drafti synon edhe rishikim të nenit 96 të kodit penal, qe flet për mjekimin e pakujdesshëm.

 

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar ndërkohë oraret për vizitat e pacientëve nga familjarët. Kjo pritet të sjelle më shumë rregull e qetësi ne pavijone.

 

Zv/ministrja Rakacolli u bën apel qytetarëve që të respektojnë rolin dhe punën e mjekeve e të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *