Një vit pas protestave të dhunshme mbi ligjin e ekstradimit, Hong Kongu gjendet sërish në kaos. Rreth 300 njerëz u arrestuan pasi u përplasën me policinë për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë kombëtare.

Demonstruesit pro demokracisë pretendojnë se project ligji për himnin kombëtar të Kinës, fyerja e të cilit dënohet me të paktën 3 vjet burg, kërcënon liritë themelore politike dhe civile. Autoritetet kanë treguar tolerancë 0 ndaj turmave, duke gjuajtur me mjete të forta, piper dhe gaz lotsjellës.

Votimi përfundimtar do të bëhet më 4 qershor. Më shumë se 200 parlamentarë dhe politikëbërës nga 25 vende nënshkruan një letër të hapur ku e konsiderojnë projektligjin si një “sulm gjithëpërfshirës ndaj autonomisë së qytetit, sundimit të ligjit dhe lirive themelore”.

Nga ana e tij, Pekini argumenton se ligji është i nevojshëm për të parandaluar trazirat e vazhdueshme në Hong Kong dhe fajëson “forcat e huaja” për inkurajimin ose udhëheqjen e  protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *