Subscribe

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste pozitive me koronavirus në vendin tonë. Në total, numri i të infektuarve ka arritur në 898.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se të prekurit janë janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Dr. Eugena Tomini


Instituti i Shëndetit Publik


Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

173 persona janë aktivë me koronavirus. Rastet me të larta regjistrohen kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.  

Nga ana tjetër 19 pacientë ndodhen të shtruar në spital, 3 prej të cilëve në terapi intensive.

COVID-19 – Statistika (14 Maj 2020)


Testime totale 11769

Testime molekulare 11239


Testime serologjike 530

Raste pozitive 898


Raste të shëruara 694

Raste Aktive 173


Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:


Tiranë 81
Krujë 47
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 5
Elbasan 2
Durrës 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *