Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së,...

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis marshimi në...

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më...

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50...

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen...

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Brukseli vlerëson progresin/ Varhelyi para vizitës në Tiranë: Vazhdoni reformat

6 Tetor 19:00

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi prezantoi në Komitetin e Jashtëm gjetjet e progres-raportit për Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e bërë në reformat kyçe. Ky moment e çon një hap më pranë zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Më pas zyrtari i lartë i BE, në një konferencë për mediat, u ndal edhe tek miratimi i Kodit të ri Zgjedhor dhe çështja e koalicioneve.

Një ditë përpara vizitës në Tiranë, Komisioneri kërkoi që palët të angazhohen së bashku në reformat integruese.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER I BE PER ZGJERIMIN

 

“Ajo që mund të them është se në 5 qershor u arrit një marrëveshje shumë e mirë e cila u mbështet edhe nga OSBE-ODIHR. Prioriteti im është që të gjitha palët të bien dakord për reformën elektorale. Nëse ligji i ndalon koalicionet të formohen pas zgjedhjeve edhe pse forcat mund të kenë garuar të ndara, ose nëse kjo çështje mund të sjellë problem, mendoj se kjo çështje duhet diskutuar. Dua të angazhohem personalisht në këtë çështje sepse do të ishte humbje e madhe që kjo të bëhej pengesë përpara konferencës së parë ndërqeveritare. ”

 

Varhelyi nënvizoi se një Gjykatë Kushtetuese ende jo funksionale, është gjithashtu një pikë problematike dhe një kusht që duhet përmbushur sa më parë.

 

“Me katër anëtarët aktualë, Gjykata ka kuorumin minimal për të gjykuar mbi pranueshmërinë e çështjeve. Procesi i përzgjedhjes për tre poste të lira është duke vazhduar. Procesi është prekur edhe nga kriza COVID-19, por pritet të finalizohet si përparësi. Përfundimi i emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të vazhdojë pasi Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e kërkuar prej tre të pestave të anëtarëve në detyrë, pasi kjo e fundit është autoriteti i tretë emërues së bashku me Asamblenë dhe Presidentin e Republikës. Kemi nevojë për një Gjykatë Kushtetuese funksionale, prandaj inkurajojmë palët që të vazhdojnë në këtë drejtim.”

 

Komisioneri Varhelyi u shpreh optimist se këshilli europian do të arrijë një marrëveshje për kuadrin negociues dhe konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet brenda presidencës gjermane.

 

 

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Brukseli negociatat Progres-Raporti Reformat Varhelyi

Nga e njëjta kategori

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

më shumë...

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës! Qytetarët paralajmërojnë nesër një tjetër protestë para Kuvendit

më shumë...

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush janë emrat e propozuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar...

10:31

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

10:29

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë...

10:18

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do...

9:51

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:43

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis...

9:33

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri...

9:14

Mërkuri retrograd fillon dhe sjell turbulenca për...

9:08

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak...

8:52

Nga shalqiri te çajrat, ja çfarë duhet...

8:42

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë...

8:26

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke...

8:21

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

8:17

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave...

7:37

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi...

7:31

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut,...

7:27

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush...

7:26

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

7:08

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë...

6:57

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Humbi jetën pas aksidentit në Pogradec-Qafë Thanë, dyshohet...
  • Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys në m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.