Gazetari Sokol Bregu i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar edhe projektligjin për Amnistinë Penale, i cili ende nuk ka kaluar në parlament.

Ai tha se të burgosurit ishin bërë gati që në dhjetor për të dalë, pasi ishin informuar nga jashtë, por kjo nuk ndodhi.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Vendimet e dhënë nga GJKKO nëse duhet të arrestohen apo jo?

Bregu: Ti mund të futesh atje se SPAK të merr me 501 mijë lekë. Me 499 del. Sepse Reformën në drejtësi ne e kemi SPAK dhe GJKKO. Pra ky me 499 del, nuk ëhstë kjo logjika. Para ligjit janë të gjithë të barabartë.

Pranvera Borakaj: Po protestuesit?

Bregu: Po patjetër. Amnistia nuk bëhet me emra dhe individë të caktuar. Ti thua kush ka qenë politikan nuk amnistohet, pse nuk fut dhe atë që ka qenë polic. Amnistia bëhet me vepra penale. Pra ky që është te Prokuroria e Tiranës del, ky në SPAK nuk del. Ti e ke ligjin e dekriminalizimit. Rregullo ligjin, je dënuar njëherë në shtet nuk fillon më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *