Subscribe

Edhe qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq këtë fundjavë.

Mësohet se i gjithë qarku ësht i përfshirë nga reshjet e shitu ndërsa zonat malore janë përfshirë nga reshjet e borës, të shoqëruara me erë të fortë.

Lexo edhe :

Related Posts

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Disa segmente rrugësh janë bllokuar përkohësisht si rezultat i mbartjes së borës nga era sidomos në Qafë Borje -Doganë.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe  Has nuk ka raportime për problematika.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Bushtricë, Grykë Çajë,  Kalis dhe Arrën bashkia Kukës, fshatrat Cahan, Mulaj dhe Dajç Nj.Ad qendër Krumë, Nj.Ad Golaj dhe fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has, fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh Nj.Ad Tropojë e vjetër,  fshatrat Zogaj, Kepenek , Kam dhe Çorraj Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *