Subscribe

E shtrirë në oborr, teksa shijonte rrezet e diellit në ajër të pastër, Baby G dha një mesazh të vlefshëm për të gjithë.

Ajo iu bëri thirrje teleshikusve që të shkëputen nga telefoni, të paktën për disa ditë dhe të shijojnë natyrën.

Sipas këngëtares, një vendim i tillë do i shërbente shpirtit, trupit e trurit, teksa shtoi se Shqipëria ka pafund vende, ku mund të kalosh kohë cilësore në natyrë.

“Kur je në natyrë, të gjithë njerëzit që jeni në qytet, duhet të shkoni në natyrë. Lërini telefonat për ca ditë, shkoni në një vend, keni sa të doni në Shqipëri dhe kënaqni shpirtin, trupin, trurin. Jepjani trurin atë që do vërtet, që i duhet. Jemi bërë si robotë me teknologjinë”, tha ajo.

Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 janë kanalet e paltformës Tring ku mund të ndiqni 24 orë në shtatë ditë të javës çdo gjë që ndodh brenda rrethimit të Fermës VIP./vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *