Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhr këtë të mërkurë rreth orës 09:00 në kryqëzimin afër konvikteve në Prishtinë.

Mediat në Kosovë raportojnë se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thotë policia e Kosovës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *