Flori i shprehu Elsës shqetësimin e tij lidhur me marrëdhënien me Çiljetën, duke theksuar se kjo e fundit prej disa kohësh ka ndërprerë kontaktet me të.

Ai theksoi se Çiljetën e njeh nga jashtë dhe janë shokë, ndaj ka preferuar të marrë kohën e nevojshme për t’u qartësuar.

Elsa i sugjeroi që të flasë me të dhe të sqarohet, teksa Flori shtoi se do ta ndjekë këtë këshillë, por fillimisht po i jep kohë edhe Çiljetës në mënyrë që të mos krijojnë konflikte të tjera.

Pjesë nga biseda:

Flori: Rasti im me Çiljetën, që nuk e kuptoj çfarë ka me mua

Elsa: Po flisni, pse nuk flisni?

Flori: Do flas, por mendova t’i jap pak kohë jo vetëm vetes, por edhe vetes, për të kuptuar çfarë ka që nuk shkon. Krej papritur

Elsa: Keni qenë edhe shokë bashkë, se më ka thënë se keni prezantuar diçka jashtë

Flori: Po, kemi punuar bashkë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *