Dy persona humbën jetën nga bombardimet e natës së djeshme në Kharkiv, të Ukrainës.

 

Kjo u njoftua nga shërbimet e urgjencës ukrainase duke shpjeguar se për shkak të një sulmi artilerie në ndërtesa shumëkatëshe në lagjen Nemyshlyansky të Kharkiv, disa apartamente u shkatërruan.

 

Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin jetën e katër personave të nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa për dy të tjerë nuk mundën të mbijetonin. Një shkollë në Kharkiv është sulmuar gjithashtu rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *