E diel, 25 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bode: Rizgjedhja e kryetarit, kusht i panegociueshem

Nje dite pas publikimit te platformës per ringritjen e Partisë Demokratike, nje prej protagonisteve te kësaj lëvizje, ish-numri dy i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, shpjegon se ky dokument është baza per bashkimin e kësaj force politike. Platforma do t’i dorëzohet zyrtarisht edhe PD dhe hartuesit e saj besojnë organizimi i nje procesi zgjedhor te ndershëm brenda partisë, i shërben forcimit dhe unifikimit te saj.

 

Reklamë

Por procesi i zgjedhjeve ne PD duhet te nise nga anulimi i procesit te 22 korrikut, i cili per kundërshtaret e Bashes është i manipuluar.

 

Reklamë

Bode ka sqaruar se lëvizja per ringritjen e PD, nuk kërkon legalizim te fraksioneve. Burime pranë lëvizjes per ringritjen e PD, bëjnë me dije se ne rast se Basha, nuk do te pranoje propozimet e tyre, atëherë ata do t’i drejtohen anetaresise per te imponuar zgjedhje te lira brenda PD.

 

Më shumë video

Reklamë