E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Sot seanca vendimtare, LDK propozon Vjosa Osmanin për presidente, mbledh 15 firma në Kuvend

E marta përbën afatin përfundimtar për zgjedhjen e presidentit. Në rast se procesi dështon, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur 15 nënshkrime nga deputetët e saj në mbështetje të Vjosa Osmanit për postin e Presidentes së Kosovës.

Reklamë

Ndërkohë, kjo parti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje serioze të Kushtetutës.

Në një deklaratë për media, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh se fillimi i procesit të votimit pa kuorumin e nevojshëm përbën cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe të vetë shtetit.

Reklamë

“Sonte, gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ndërmori hapa që përbëjnë përmbysje të rendit kushtetues,” thuhet në reagimin e tij.

Sipas Abdixhikut, vazhdimi i votimit pa praninë e numrit të kërkuar të deputetëve është një akt që dëmton drejtpërdrejt Kushtetutën dhe funksionimin e shtetit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë