Një aksident që ka shkaktuar dy të plagosur ka ndodhur pasditen e kesaj te hene në aksin Korcë-Pogradec.

Në afërsi të fshatit Velitërnë, një mjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në makinë.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes bëhet me dije se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit dhe lagështira në rrugë që ka sjellë më pas daljen nga rruga të BMW-së.

Pasi ka dalë nga rruga, mjeti ka bërë tre katër batime dhe ka përfunduar në arë.

Dy të rinjtë nga fshati Vreshtas, po udhëtonin në drejtim të Pogradecit në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Dy të aksidentuarit janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *