Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët e tyre për të parë se çfarë mund të bëhet për të mbrojtur civilët në Gaza. Kjo deklaratë e Blinken vjen nga Greqia, teksa ai do të zhvillojë edhe një turne në Lindjen e Mesme.

“Dëshiroj të sigurojë që konflikti të mos përhapet dhe që vendet në rajon të përdorin marrëdhëniet ekzistuese për të siguruar që nuk do të ketë përshkallëzim”, tha ai në përfundim të takimit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai shtoi se një nga shqetësimet kryesore është kufiri midis Izraelit dhe Libanit dhe SHBA do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të mos ketë përshkallëzim./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *