Subscribe

Si çdo vit, bizneset anëtare të Dhomës Amerikanë të Tregtisë kanë një kërkesë të pandryshuar ndaj administratës doganore: heqjen e cmimeve të referencës.

Presidenti I kësaj dhome Enio Jaço e konsideroi praktikën si primitive ndaj sipas tij ka ardhur koha e elminimit të këtij fenomeni.

 

Dua të veçoj një çështje që më ka bërë përshtypje dhe është çështja e listës së referenës, një nga çështjet që me kohë ka marrë përmirësime. Ky ligj është përmirësuar për arsye të punës së doganës, udhëzimeve që kanë kryer, por ka ardhur koha që kjo praktikë të eleminohet, pasi është primitive. Dëshiroj që të gjithë të kontribuojmë për këtë çështje, për të gjetur zgjidhje specifike.

 

Zbatimi i çmimeve të referencës është një praktikë që doganat e zbatojnë në rastet kur nuk njohin vlerën e transaksionit, duke ju referuar referencave të tregut, që gjithmonë janë më të larta se cmimet me të cilat është blerë malli.

Por adminitrata doganore thotë se e kjo prcedurë është reduktuar ndjeshëm.

 

Nëse në vitin 2013 përqindja e artikujve që rivlerësoheshin sipas të dhënave të disponueshme nga administrata doganore ishte në masën 19.0% e numrit total të artikujve. Kjo shifër në vitin 2019 është reduktuar në 9% e totalit të artikujve të zhdoganuar. Ndërkohë po të elimojmë këtu artikujt që vlerësohen me bursë dhe zhdoganimet e makinave të përdorua, këto shifra janë nga 15.51% në vitin 2013, në 2019 në me pak se 5% të artikujve. Por edhe pse shifrat flasin vetë për një reduktim të dukshëm të vlerësimit sipas dosjes së të dhënave të disponueshme, unë vlerësoj shqetësimin tuaj lidhur me përditësimin e këtyre të dhënave .

 

Bizneset ankohen se referencat aplikohen edhe për produkte që vijnë nga Kanadaja apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës vende të cilat e kanë informalitetin në nivele minimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *