Subscribe

2021 është viti kur ndryshon edhe pragu i bizneseve që përfshihen në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, prag i cili tashmë është 10 milionë lekë xhiro në vit. Për të gjithë ato subjekte që kanë këtë qarkullim vjetor në aktivitetin e tyre, administrata tatimore do t’i çregjistrojë automatikisht.

“Të gjithë ato biznese që kanë pasur TVSH gjatë 2020 dhe qarkullimi i tyre vjetor arrin deri në 10 mln lekë automatikisht sistemi i tatimeve pas datës 14 janar kohë kur dorëzohet deklarata e muajit dhjetor do t’i çregjistroj nga detyrimi i TVSH.”

Por, drejtoresha e Tatimeve sqaron se pavarësisht xhiros, ka disa subjekte që do të mbeten pjesë e skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar .

“Të gjithë subjektet që kanë kryer importe gjatë 2020 do të vijojë të mbetet në skemë, pavarësisht qarkullimit të tyre. Nga ana tjetër ka dhe nga ato biznese që do të duan të jenë me dëshirë në këtë skemë.”

Por çfarë detyre ka biznesi për të zbatuar këtë ndryshim të ri ligjor?

“Detyra e biznesit është të sistemojë gjendjen kreditore brenda datës 10 janar. Mbetet në dëshirën e tij që këtë TVSH ta përdore për rimbursim, pagesën e detyrimeve të prapambetura-sqaron Ibrahimaj.”

Pragu i regjistrimit të bizneseve në skemën e TVSH ishte 2 milionë lekë dhe në 1 janar të këtij viti u bë me 10 milionë lekë. Ndërkohë që bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë do të paguajnë zero tatim fitimi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *