Ka shkuar në 58 të vdekur dhe 305 të humbur bilanci i viktimave të shkaktuara nga shembja e digës Mina Corrego do Feijao të premten në provincën Belo Horizonte në Brazil.

 

Ekipet e shpëtimit kanë bërë me dije se shanset për gjetjen e të mbijetuarve janë shumë të ulëta.

 

Shkaku i shpërthimit të digës mbetet i paqartë, ndërsa kopmania Vale, e cila zotëron kompleksin e minierave, tha se kishte ndjekur të gjitha procedurat e sigurisë.

 

Operacionet e kërkimeve u pezulluan për orë të tëra, mes frikës se një digë e veçantë, e cila ishte në pronësi të Vale, ishte në rrezik t’i jepte rrugë zonës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *