364 qytetarë ndëshkohen me 30 mijë lekë gjobë, pasi u konstatuan duke lëvizuar pa maskë mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Po ashtu, është ndëshkuar me 1 milionë lekë dhe një lokal, në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve, janë konstatuar.12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10 mijë lekë secili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *