Nga 254 testime, Kosova ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm 4 raste të reja me koronavirus. Në total, numri i të infektuave ka arritur në 855.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se janë shëruar 403 pacientë, ndërsa 25 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet Rahovec dhe Zhur-Prizren”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *