Subscribe

Aktiviteti i peshkimit në vendin tonë ka pësuar rënie me mbi 20% këtë vit, prej vështirësive të krijuara nga çmimet e rritura të karburanteve, por jo vetëm.

 

Për të ringritur sektorin, interesi i peshkatarëve për të përfituar nga fondet mbështetëse të qeverisë dhe Bashkimit Evropian ka qenë i madh.

 

 

ROLAND KRISTO

ZV MINISTER I BUJQESISE

Janë dy thirrje për mbështetje, njëra është me fonde nga buxheti i shtetit, afati ishte deri në fillim qershori dhe kanë aplikuar 55 peshkatarë me fond në dispozicion 3 mln euro dhe merrej me gjithë investimet në infrastrukturën e anijeve të peshkimit, motorët dhe riparimet. Mbështetja e dytë jepet në kuadër të BE dhe ka pasur interes. Fondi është rreth 800 mijë euro dhe në këtë thirrje deri dje kanë aplikuar 60 anije peshkimi. Fondi i dytë përqendrohet në rrjetat e peshkimit, pajisjet elektronike në bord, në frigoriferë.

 

 

Sapo të mbarojë procesi i vlerësimit të aplikimeve, peshkatarët përfitues do të marrin paratë në llogarinë e tyre. Paralelisht, prej 1 korrikut, qeveria po mbështet peshkatarët për të përballuar çmimet e naftës.

 

 

ROLAND KRISTO

ZV MINISTER I BUJQESISE

“Ne po ndjekim të njëjtin shembull si BE për krizën e karburanteve. Ne do të japim 40 lekë për litër. Nisma e dytë është të ndryshojmë edhe skemën e furnizimit të anijeve të peshkimit. Deri më sot ata paguajnë një pjesë të TVSH te fatura e karburantit dhe një pjesë te fatura e peshkut që shesin me TVSh. do ta kalojmë të gjithë TVSH te fatura e peshkut. Kështu, subjektet e vogla, ata që nuk kanë dyqane, do ta marrin naftën me çmim më të ulët, 20% më pak, dhe kur gjenerohet fatura me TVSH, TVSH e paguan tregtari. Për shtetin është pa asnjë efekt financiar.”

 

Por për sektorin e peshkimit nuk është problem i vetëm kriza e çmimeve, por edhe mungesa e fuqisë punëtore.

 

 

KLODIAN KAPITI

KRYETAR I SINDIKATES SE PESHKIMIT

“Me burimet njerëzore peshkimi po shkon në një katastrofë të vërtetë. Sepse edhe marinarët e peshkatarët e huaj që po punojnë në anijet e peshkimit, që kanë plotësuar një boshllëk, tani po kërkojnë vende pune në vende të tjera sepse nuk kanë interes të punojnë me këtë çmim nafte në vendin tonë.”

 

Për të zgjidhur problemin e stafit, Ministria e Bujqësisë thotë se ka në plan që në portin e ri të Durrësit të ngrejë edhe një qendër për të përgatitur peshkatarët e ardhshëm. Por gjithçka, sipas saj, varet nga interesi i shqiptarëve për të punuar në këtë sektor.

 

 

BIE AKTIVITETI I PESHKIMIT

 

SHKAK KRIZA E KRBURANTEVE DHE MUNGESA E FUQISE PUNTORE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *