Përparim Rama mori këtë të martë zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Prishtinës.
Gjatë betimit e tij në ceremoni, Rama premtoi se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe ne mënyrë të paanshme.
Në legjislaturën e re të asamblesë komunale ishin të pranishëm këshilltarët nga gjitha partitë politike, përveç ish kandidatit të LVV-së për kryetar, Arben Vitia.
Përparim Rama doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.