Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Parlamenti.

Në një deklaratë PD thotë se tensionet në seancën plenare e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD-së pro heqjes së imunitetit për Berishën.

Lexo edhe :

Related Posts

Më tej PD shpreh mbështetjen për SPAK  dhe hetimet e thella “për të gjjthë ata qeveritarë apo ish-qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe kanë përvetësuar pasuritë e tyre.”

Deklarata e plotë:

Deputetët e Partisë Demokratike mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK-ut dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është një standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD-ja dhe deputetët e saj.

Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD-së pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e PD-së nuk do të behen kurrë pjesë e skenarëve të përgatitur nga Edi Rama dhe Sali Berisha për t’i përdorur si argument për t’i ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë, por nuk ia dolën.

Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama-Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare, janë akte që i shërbejnë një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar, të cilët, së bashku përpiqen t’i fshihen drejtësisë.

PD-ja është e vendosur në mbeshtetjen ndaj SPAK-ut dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish-qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe kanë përvetësuar pasuritë e tyre.

Çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme, për t’i bërë bisht drejtësisë, nuk do të mund ta mbajë peng PD-në dhe misionin e saj për t’i dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *