Subscribe

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia ka fituar Bashkinë Shkodër.

 

Për Spahian ishin hedhur në kuti rreth 20 mijë vota, që i siguruan vendin e parë.

 

Në një reagim për mediat, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike falenderon të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit për mbështetjen e tyre të madhe në zgjedhjet e 6 marsit.

 

“Një falenderim për Shkodrën dhe qytetarët e saj të cilët me mbështetjen e tyre për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, dëshmuan se Shkodra si gjithnjë mbetet Rozafa e lirisë së shqiptarëve. Në këto zgjedhje ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.

 

Në njoftim theksohet se vota e popullit opozitar tregoi se “demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohen dhe nuk mund të merren peng.”

 

“Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t’i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që provon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, opozita e vetme dhe e vërtetë: I bën thirrje të gjithë anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve, deputetëve që janë në Partinë Demokratike për shkak të idealeve dhe jo të interesave, t’i bashkohen vullnetit të popullit opozitar për një Parti Demokratike të Rithemeluar më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *