Kryedemokrati Sali Berisha premton reformë të thellë në sektorin e bujqësisë, nëse Partia Demokratike ngjitet në pushtet pas 11 majit.
“Do të dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të 4-5fishojmë subvencionin për fermerët, do të subvencionojmë çdo hektar të mbjellë, çdo njësi prodhimi, çdo kokë, bagëti dhe çdo fidan të mbjellë. Për sektorin e bimëve medicinale do të subvencionojmë çdo përpjekjen tuaj për kultivimin, mbledhjen, grumbullimin, përpunimin dhe eksportin. Do të jeni sektor me përparësi absolute. Kjo përputhet 100% me filozofinë tonë Made in Albania”, tha Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
Një mbështetje e veçantë, sipas Berishës, do të shkojë për eksportuesit e bimëve medicinale, të cilët preken nga tarifa 10% e vendosur nga SHBA.
“Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me SHBA për zero tarifa. Ne do të vendosim zero tarifa dhe qeveria amerikane të na përgjigjet me zero tarifa. Por nëse qeveria amerikane nuk e adapton këtë, ne do ju kompensojmë ju plotësisht koston e tarifës së vendosur. Do të bëjmë gjithçka me grante”, tha Berisha.
Gjatë bashkëbisedimit me prodhuesit e bimëve medicinale, Sali Berisha tha se nën qeverisjen demokratike, punëtorët sezonalë do të marrin një pagë bazë për muajt kur nuk ka fluks pune, me qëllim që të mos largohen./vizionplus.tv






