Bukuroshja argjentinase, Belen Rodriguez është denoncuar nga piloti i një avion i privat, ku ajo udhëtonte së bashku me partnerin e saj, Andrea Iannone nga Ibiza në drejtim të Greqisë.

 

 

Sipas asaj që raportojnë të përditshmet kalabreze, Belen ka ndezur një cigare teksa gjendeshin në fluturim, çka ka vënë në alarm pilotin e avionit që ka bërë menjëherë ulje emergjence.

 

 

“Ishte vetëm një cigare elektronike”, – është shfajësuar brunia bukuroshe, e përgënjeshtruar nga komandanti dhe asistentët e tij, që këmbëngulin se bëhej fjalë për një cigare të vërtetë. Epo kot nuk thonë: “Kujdes, cigarja vret!”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *